KQZ nuk ka marrë asnjë kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore

10.09.2021

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19, ka bërë që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku t’i bëjë ftesë partive politike për shkurtim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale nga 30 ditë në 10 ditë. Kësaj ftese i’u kishin përgjigjur pozitivisht partitë opozitare si dhe ajo e pozitës. Por, pavarësisht dakordimit […]

KQZ nuk ka marrë asnjë kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore Foto: Ilustrim

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19, ka bërë që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku t’i bëjë ftesë partive politike për shkurtim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale nga 30 ditë në 10 ditë.

Kësaj ftese i’u kishin përgjigjur pozitivisht partitë opozitare si dhe ajo e pozitës.

Por, pavarësisht dakordimit të subjekteve politike për shkurtim të fushatëz zgjedhor, një kërkesë të tillë këto parti nuk e kanë bërë në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ditë më parë ka theksuar se tashmë ky institucion ka përfunduan planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, dhe se sa i përket KQZ-së gjithçka do të jetë në rregull.

Po ashtu, Radoniqi për KosovaPress ka deklaruar se deri tani KQZ-ja nuk ka pranuar asnjë kërkesë për shkurtim të fushatës, por sipas tij nëse partitë politike i drejtohen këtij institucione me kërkesë lidhur me këtë çështje atëher do të marrin një vendim.

Gjithashtu, ai ka shtuar se çështja e afatit të fushatës paraelektorale është çështje që e përcakton ligji, por përkundër kësaj duke marrë parasysh situatën e krijuar nga COVID-19 ata do të marrin një vendim.

Ndërsa, për deklarimet e ditëve të fundit për idenë për shtyrje të zgjedhjeve lokale për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19, kryetari i KQZ-së ka thënë se këtë vendim nuk mund ta merr ky institucion, por një gjë e tillë varet nga rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) apo Ministria e Shëndetësisë.