KQZ në paqartësi për votimet në shkolla

02.10.2021

Burim Ahmetaj, shef i Sekretaritit të KQZ-së, ka theksuar se pakot e ardhura me fletëvotime nga jashtë përgjatë 24 orëve janë duke u ruajtuar nga Policia e Kosovës. Gjithashtu, Ahmetaj ka bërë të ditur se përveç se ato pako po ruhen nga Policia e Kosovës, edhe hapësirat e brendshme janë nën vëzhgim të kamerave. “Deri […]

KQZ në paqartësi për votimet në shkolla Foto: Ilustrim

Burim Ahmetaj, shef i Sekretaritit të KQZ-së, ka theksuar se pakot e ardhura me fletëvotime nga jashtë përgjatë 24 orëve janë duke u ruajtuar nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, Ahmetaj ka bërë të ditur se përveç se ato pako po ruhen nga Policia e Kosovës, edhe hapësirat e brendshme janë nën vëzhgim të kamerave.

“Deri më 1 tetor KQZ-ja ka pranuar 1,932 pako me fletëvotime të cilat janë tërhequr nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës për 24 orë, ndërkaq hapësirat e brendshme janë në vëzhgim të kamerave”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e KQZ-së të shtunën.

Votimi përmes postës ka nisur nga 15 shtatori, e përfundon më 15 tetor. Ndërkaq, në lidhje me regjistrimin e votueseve me nevoja të veçanta, KQZ ka dërguar shkresa në Ministrinë e Drejtësisë e në atë të Shëndetësisë, të cilët kanë kohë deri më 4 tetor, që të dërgojnë listat e votueseve në qendrat e korrektuese, e ata që në ditën e zgjedhjeve gjenden në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Në mbledhjen e së shtunës në KQZ, u diskutua edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit për që të mos shfrytëzohen hapësirat e brendshme të shkollave për fushatë, mirëpo në lidhje me këtë u kërkuan sqarime shtesë.