KQZ-ja publikon udhëzimet si duhet të votoni në zgjedhjet lokale

19.09.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar udhëzime se si duhet pltësohen fletvotimet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit. Sipas udhëzimeve nga KQZ-ja, qytetarët do të mund të votojnë vetëm nga një kandidat për kryetar komune dhe një për kuvend komunal, transmeton Zeri.info Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili […]

KQZ-ja publikon udhëzimet si duhet të votoni në zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar udhëzime se si duhet pltësohen fletvotimet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit.

Sipas udhëzimeve nga KQZ-ja, qytetarët do të mund të votojnë vetëm nga një kandidat për kryetar komune dhe një për kuvend komunal, transmeton Zeri.info

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës: Letërnjoftim, Pasaportë, Dokument i udhëtimit ose Patentë shoferi.