Kandidatët për kryetar që rifituan sërish mandatin për të udhëhequr me Suharekën, Ferizajn, Pejën, Lipjanin e Deçanin
Pas orës 19:00 të ditës së djeshme pasiqë janë mbyllur qendrat e votimit në mbarë vendin, ka filluar procesi i numërimit të votave, në mënyrë që të shpallen rezultatet preliminare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri tani ka numëruar 99,8% të votave në 2,472 vendvotime nga 2,477 sa janë gjithsejtë. Sipas këtyre rezultateve nga KQZ, […]
Pas orës 19:00 të ditës së djeshme pasiqë janë mbyllur qendrat e votimit në mbarë vendin, ka filluar procesi i numërimit të votave, në mënyrë që të shpallen rezultatet preliminare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri tani ka numëruar 99,8% të votave në 2,472 vendvotime nga 2,477 sa janë gjithsejtë.
Sipas këtyre rezultateve nga KQZ, pesë kandidatë për kryetar komune kanë rifituar mandatin për të udhëhequr edhe katër vite me komunat me të cilat kanë qenë duke udhëhequr.
Kandidatët që rifituan sërish mandantin për të udhëhequr me komunat janë Bali Muharremaj në Suharekë, Agim Aliu në Ferizaj, Gazmend Muhaxheri në Pejë, Imri Ahmeti në Lipjan dhe Bashkim Ramosaj në Deçan.
Bali Muharremaj i AAK-së në Suharekë, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka arritur të fitoj 52,28% të votave nga 100% e votave të numëruara, apo 13 mijë e 837 vota.
Ndërkaq, Agim Aliu i PDK-së ka arritur që të fitoj edhe një mandat për të udhëhequr me Ferizajn, ku ka fituar 62,5% të votave nga 98,6% sa janë numëruar.
Gazmend Muhaxheri i LDK-së, në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur të fitoj 60,5% të votave nga 98,4% sa janë numëruar.
Një mandat të dytë drejtues do ta ketë edhe Imri Ahmeti nga LDK për Lipjanin, i cili ka arritur të fitoj 56.4% të votave nga 95.1% të votave të numëruara.
Po ashtu, edhe kandidati i AAK-së për Deçanin, Bashkim Ramos ka arritur të fitoj edhe një mandat të dytë, i cili garën për këtë komunë e përmbylli në raundin e parë duke fituar 65.1% të votave.