Haradinaj: Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e ikjes nga përgjegjësia

11.09.2021

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se tentimi për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve. Haradinaj ka theksuar se 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta. Po ashtu, ai ka shtuar se pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, […]

Haradinaj: Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e ikjes nga përgjegjësia Foto: Ilustrim

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se tentimi për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.

Haradinaj ka theksuar se 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.

Po ashtu, ai ka shtuar se pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave dhe sipas tij as një vizitë në Infektivë dhe reperate të tjera.

“Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.

Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera.

Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit. 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta”, ka shkruar Haradinaj.