Haradinaj në Suharekë: Muharremaj njeri i përgjegjshëm, punëtor, i ndershëm e i pakorruptuar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Suharekë, ka thënë se Suhareka sot është kampion i zhvillimit në Kosovë.

11.10.2021 / Zgjedhjet

Haradinaj në Suharekë: Muharremaj njeri i përgjegjshëm, punëtor, i ndershëm e i pakorruptuar
Foto: Ilustrim

Haradinaj e ka cilësuar komunën e Suharekës si qytetin më të pastër, më të zhvilluar, më të përparuar, më modern, më urban e më të pastër.

Ai gjithashtu e ka cilësuar kryetarin e komunës, Bali Muharremaj si njeri të përgjegjshëm, punëtor, të ndershëm e të pakorruptuar. 


‘’Bali Muharremaj është njeri i cili prej agut deri në terr ka jetu me problemet e qytetarëve. Bali Muharremaj ka qenë njëri prej jush i cili ka bërë vepra të mira në Suharekë dhe na ka bërë krenarë të gjithëve’’ thekson Haradinaj. 

‘’Suhareka e ka ekipin më të mirë, kandidatet e kandidatët për asamble që e meritojnë votën tuaj, e ka kryetarin më të mirë.

Kam nderin të bashkohemi me 17 tetor me numrin 121 me kryetarin më të mirë Bali Muharremaj dhe me asambleistet e sambleistët që e meritojnë votën tuaj, që janë zëri juaj’.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *