DnV: Subjektet politike nuk arrijnë të promovojnë demokraci dhe barazi gjinore

04.09.2021

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), përmes një reagimi ka theksuar se subjektet politike nuk kanë arritur të promovojnë demokraci si dhe barazi gjinore. Ndër tjerash, në reagimin publik të DnV-së është theksuar se nga 167 kanidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra. […]

DnV: Subjektet politike nuk arrijnë të promovojnë demokraci dhe barazi gjinore Foto: Ilustrim

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), përmes një reagimi ka theksuar se subjektet politike nuk kanë arritur të promovojnë demokraci si dhe barazi gjinore.

Ndër tjerash, në reagimin publik të DnV-së është theksuar se nga 167 kanidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra.

Po ashtu, më tutje në reagim është thënë se në afërsisht 75 për qind të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës.

Tutje theksohet se në afërsisht 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës.

Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste.

Reagimi i plotë:

SUBJEKTET POLITIKE NUK ARRIJNË TË PROMOVOJNË DEMOKRACI DHE BARAZI GJINORE

Nga 167 kandidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra. Në afër 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës. Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste.

Nuk është rast më i mirë i përfshirjes së grave as në listat zgjedhore, sipas modelit ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat i përket gjinisë tjetër, subjektet politike edhe në këto zgjedhje janë mjaftuar me respektimin e kriterit pothuajse minimal ligjor prej 30%. Nga 5,239 kandidatë të certifikuar për kuvendet komunale, vetëm 1,943 prej tyre janë gra, apo vetëm rreth 37%.

Demokracia në Veprim u rikujton subjekteve politike se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, andaj anashkalimi i tyre nuk i shërben demokratizimit të partive e as barazisë gjinore dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë.See Translation1 ShareLikeCommentShare