BE-ja dërgon 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale

16.09.2021

Kanë mbetur edhe një muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë, 17 tetor, ndërsa sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore e cila do të zgjasë deri më 15 tetor. Ndërsa, përveç vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve, në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit do të marrin […]

BE-ja dërgon 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe një muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë, 17 tetor, ndërsa sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore e cila do të zgjasë deri më 15 tetor.

Ndërsa, përveç vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve, në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit do të marrin pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka dërguar 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale të tetorit.

Zëvendësshefi i misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Konrad Olszewski ka theksuar se një gjë e tillë do të kontribuojë për arritjen e një vlerësimit të plotë rreth procesit të zgjedhjeve.

Olszewski ka shtuar se janë 11 ekipe vëzhguesish afatgjatë që janë dërguar për zgjedhjet lokale, nga ky ekip secili ka nga dy anëtarë, ku do të vlerësojnë fushatën si dhe përgatitjen për zgjedhje në të gjitha komunat e Kosovës.

Këta vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet e 17 tetorit vijnë nga 19 shtete dhe se gjysma e atyre vëzhguesve janë gra.

Ato do organizojnë takime me zyrtarë vendor për zgjedhje, si dhe kandidatë e përfaqësues nga partitë politik, dhe me shoqërinë civile e mediat.

Kujtojmë se KQZ-ja ka bërë të ditur se kërkesën për akreditim të vëzhguesve mund ta dorëzojnë në këtë institucion: Subjektet politike të certifikuara, Organizatat Joqeveriatre vendore që merren me zgjedhje si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare, Organizatat Ndërkombëtare të Specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja si dhe Mediat.