Ardian Shala takon qytetarët, shpalos planin për Suharekën

05.10.2021

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar qytetarët e Suharekës si dhe tregun ditor në komunë. Shala ka thënë se Suhareka, ashtu siç është shtëpia ime, ashtu do ta bëjmë shtëpi të të gjithëve. Gjatë ditës së sotme, Shala ka takuar shumë qytetarë me të cilët kanë diskutuar për qytetin që duan […]

Ardian Shala takon qytetarët, shpalos planin për Suharekën Foto: Ardian Shala / Facebook

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar qytetarët e Suharekës si dhe tregun ditor në komunë.

Shala ka thënë se Suhareka, ashtu siç është shtëpia ime, ashtu do ta bëjmë shtëpi të të gjithëve.

Gjatë ditës së sotme, Shala ka takuar shumë qytetarë me të cilët kanë diskutuar për qytetin që duan ta shohin, duan të bëjnë dhe për Suharekën ndryshe nga kjo që është.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se gjatë diskutimeve me qytetarët, shpalosën planin për Suharekën.

Shala ka vizituar edhe tregun ditor, ku në takim me tregtarët dhe bujqit, ka shfrytëzuar rastin që të theksojë se në qeverisjen e ardhshme kushtet e tyre për tregtim të prodhimeve të tyre

Ai ka theksuar se në mandatin e ardhshëm, do të përmirësohet e rregullohet hapësira për tregtim të mallrave me pakicë, si dhe kushtet higjienike me mbikëqyrja sanitare.

Po ashtu, do të punohet rreth tregut për ruajtjen e ambientit, shtimin e kontejnerëve në afërsi si dhe mirëmbajtja.

“Tradita e këtij tregu do të ruhet, me kushte dhe rrethana të reja!”, ka thënë Ardian Shala.