AAK propozon që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është takuar sot për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në këtë takim AAK-ja ka rikonfirmuar qëndrimin për shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 5 ditë. Përmes një komunikate për media, AAK ka deklaruar se nuk duhet të rrezikohen legjitimiteti i institutcioneve dhe demokracia….
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është takuar sot për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në këtë takim AAK-ja ka rikonfirmuar qëndrimin për shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 5 ditë.
Përmes një komunikate për media, AAK ka deklaruar se nuk duhet të rrezikohen legjitimiteti i institutcioneve dhe demokracia.
“Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
TË RESPEKTOHET JETA NJERËZORE, TË RUHET DEMOKRACIA
Kryesia e AAK-së është takuar sot për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Fryma e fitores së AAK-së, reflektohet nga puna e palodhshme në secilën komunë të vendit.
Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë.
Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme krerët e partive politike do të takohen me Presideten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për shtyrje të procesit zgjedhor.