Zjarri në fabrikën e plastikës në Rahovec, pa të lënduar

21.01.2025

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka konfirmuar se një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e plastikës “Ritupack” në fshatin Sapniq të mëngjesit të sotëm.

Zjarri në fabrikën e plastikës në Rahovec, pa të lënduar Foto: Ilustrim

Në një njoftim, Latifi ka theksuar se ka qenë në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e ekipeve të emergjencës.

“Shpreh keqardhjen time të thellë për këtë ngjarje të rëndë që ka prekur këtë biznes të rëndësishëm për komunën tonë! Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, gjë që është një lehtësim i madh për të gjithë ne. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha dhe ende nuk janë vlerësuar plotësisht”, ka deklaruar Latifi.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nga Rahoveci, Gjakova, Prizreni dhe Malisheva, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e tij në zonat përreth.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Njësinë e Zjarrfikësve të Rahovecit, si dhe për ndihmën e vyer të njësive të zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni dhe Malisheva, të cilët dëshmuan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm!”, ka shtuar kryetari i komunës.

Latifi ka falënderuar gjithashtu Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në sigurimin e rendit dhe mbështetjen në menaxhimin e situatës.

Komuna e Rahovecit do të ofrojë mbështetje për biznesin e prekur dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie.

“Do të ofrojmë mbështetje për këtë biznes dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie!”, ka përfunduar Latifi.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të njohura dhe po hetohen nga organet kompetente.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More