Ngjarja ka ndodhur të martën, më 13 korrik 2025, në qytetin e Prizrenit, dhe është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të policisë.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Aktualisht, nuk janë dhënë më shumë detaje për identitetin apo moshën e viktimës, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur rrethanat e këtij rasti. Policia nuk ka përjashtuar asnjë pistë dhe është në kërkim të informacioneve që mund të ndihmojnë në lokalizimin e saj.

Portali ynë do të raportojë me të gjitha zhvillimet e mëtejshme rreth këtij rasti.