Sipas ankuesit, gruaja ka dalë nga shtëpia dhe që nga atëherë nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Malishevë dhe është raportuar nga një qytetar kosovar. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, por ende nuk ka informacione të reja për identitetin e viktimës apo rrethanat e zhdukjes.
“Malishevë, 14.01.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime,” thuhet në raportin e Policisë.
Autoritetet kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione që ndihmojnë në gjetjen e saj. Rasti mbetet nën hetime aktive.