Vreshtaria dhe verëtaria e Kosovës, sa pati prodhim e eksport gjatë këtij viti?

26.10.2023

Vreshtaria dhe verëtaria në Kosovë vazhdon të mbetet një sektor mjaftë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Me mbi 3mijë e 400 hektarë sipërfaqe me vreshta, të shtrira kryesisht në komunat si Rahoveci, Suhareka, Gjakova dhe Malisheva, ky sektor në mënyrë direkte përfshinë rreth 5 mijë ekonomi familjare, ndërsa në mënyrë indirekte rreth 30 […]

Vreshtaria dhe verëtaria e Kosovës, sa pati prodhim e eksport gjatë këtij viti?

Vreshtaria dhe verëtaria në Kosovë vazhdon të mbetet një sektor mjaftë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Me mbi 3mijë e 400 hektarë sipërfaqe me vreshta, të shtrira kryesisht në komunat si Rahoveci, Suhareka, Gjakova dhe Malisheva, ky sektor në mënyrë direkte përfshinë rreth 5 mijë ekonomi familjare, ndërsa në mënyrë indirekte rreth 30 mijë ekonomi familjare, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.

Mirëpo ky vit si duket nuk ka shkuar mirë me vreshtat, e kjo kryesisht për arsye të ndryshimeve të motit që kishim gjatë këtij viti.

Vreshtari nga komuna e Rahovecit, Meriman Çanta, shprehet se ky vit ka qenë mjaftë i vështirë për fermerët që punojnë vreshtat, dhe se këtë vit nuk ka arritë të marr as 1 të katërtën e rrushit që ka nxjerrë zakonisht nga vreshtat e tij. 

Etiketat