Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 31 tetor 2025, rreth orës 23:50, në rrugën “William Walker”. Rasti është raportuar në Polici më 3 nëntor 2025, rreth orës 18:30.

Sipas burimeve nga Sinjali, ankuesit V.K dhe Y. Sh. kanë deklaruar se nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet një mashkull i panjohur duke hyrë në banesë dhe duke vjedhur:

  • Stoli ari në vlerë rreth 15,000 euro,
  • Para të gatshme 3,000 euro,
  • Shtatë deri tetë çanta dore të firmave të njohura, me vlerë rreth 3,000 euro.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë siguruar provat materiale dhe kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit. Rasti tashmë është dërguar në hetuesi për identifikimin e autorit të vjedhjes.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë me qëllim të gjetjes së personit të dyshuar dhe lokalizimit të sendeve të vjedhura.