Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:10, në qytetin e Prizrenit.

Autoritetet policore kanë njoftuar se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ku do të kryhet obduksioni për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.