Të enjten bllokohet Tranziti i Ri në Prizren shkaku i disa punimeve
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar qytetarët e Komunës së Prizrenit se të enjten, më 25 shtator 2025, një pjesë e rrugës “Agim Shala” – Transiti i Ri, do të jetë e bllokuar për qarkullim.
Sipas njoftimit, bllokimi do të zgjasë nga ora 06:00 deri në 12:00, për shkak të zhvillimit të punimeve për dislokimin e kabllove ajrore. Segmenti që do të preket është nga rrethrrotullimi i rrugës “Enver Hadri” dhe “Kastriotët”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Ismail Kryeziu”, në lagjen Arbana.
Nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion kërkohet që gjatë kësaj periudhe të shmangin këto akse rrugore dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative, në mënyrë që punimet të kryhen sipas planit dinamik dhe të përfundojnë sa më shpejt.
“NJOFTIM
Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët e Komunës së Prizrenit se nga dita e enjte, më 25 shtator 2025, nga ora 06:00 – 12:00, për shkak të zhvillimit të punimeve për dislokimin e kabllove ajrore – rruga “Agim Shala” – Transiti i Ri, nga rreth rrotullimi i rrugës “Enver Hadri” dhe “Kastriotët”, deri te rreth rrotullimi në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbana, do të jetë e bllokuar.
Me qëllim të zhvillimit të punimeve sipas kontratës dhe planit dinamik, kërkojmë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që t’i shmangin këto akse rrugore në mënyrë që dislokimi të kryhet sa më shpejtë.
Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim!” thuhet në njoftim.