Policia në rajonin e Prizrenit mban ligjërata për parandalimin e dhunës në shkolla
Duket absurde por shpesh ndodh që një vështrim, ndonjëherë ky dhe i pafajshëm të bëhet shkak kryesor i gjenerimit të dhunës tek nxënësit në ambientet shkollore ose dhe jashtë tyre. Janë ata të cilët konsiderohen si të fortit e shkollës që i lejojnë vetes të vënë në lojë nxënës të tjerë apo të dhunojnë fizikisht […]
Duket absurde por shpesh ndodh që një vështrim, ndonjëherë ky dhe i pafajshëm të bëhet shkak kryesor i gjenerimit të dhunës tek nxënësit në ambientet shkollore ose dhe jashtë tyre.
Janë ata të cilët konsiderohen si të fortit e shkollës që i lejojnë vetes të vënë në lojë nxënës të tjerë apo të dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht bashkëmoshatarët e tyre.
Ndërsa për këtë Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka mbajtur ligjërata në kuadër të të projektit “Siguria në Shkolla”.
Këto ligjërata Policia e rajonit të Prizrenit i ka mbajtur me 3 dhe 5 shkurt 2020.
Këto ligjërata të mbajtura për bazë kishin temën “Bulizmi, Sjellja devijuese dhe parandalimi i dhunës në shkolla”.