Rasti ka ndodhur më 7 tetor 2025, rreth orës 18:17, kur patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani në rrugën “Tranziti i Ri”. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, policia ka konstatuar se shoferi kishte masë ndalimi të vlefshme deri më 26 dhjetor 2025.
Në bazë të Ligjit për Trafikun Rrugor (08/L-186), ndaj shoferit është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë në vlerë prej 500 eurosh, masë ndalese shtesë për 6 muaj dhe 5 pikë negative në patentë shofer.
Si rezultat i shkeljes, autobusi është sekuestruar.
Policia e Kosovës ka përsëritur përkushtimin e saj për të garantuar sigurinë rrugore dhe zbatimin e ligjit në mënyrë të paanshme dhe profesionale.