Ky dokument strategjik, i cili pritet të përcaktojë rrugën e zhvillimit të sektorit turistik në vitet e ardhshme, u prezantua para hisedarëve të ndryshëm. Sipas Tarashajt, fokusohet në promovimin e destinacioneve unike të Prizrenit dhe përmirësimin e përvojës së përgjithshme të turistëve.

“Turizmi është një forcë shtytëse për zhvillimin ekonomik të komunës sonë dhe me këtë strategji synojmë të promovojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ të sektorit”, theksoi Tarashaj.

Bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm, siç është Swisscontact, është konsideruar esencial për suksesin e këtij procesi. “Ky është një moment kyç për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve dhe partnerëve strategjikë, me qëllim që turizmi të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të Prizrenit”, shtoi ai.