Prizren, raportohet për dhunë në familje, i gjendet edhe armë pa leje

para 19 dite

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Prizren, raportohet për dhunë në familje, i gjendet edhe armë pa leje

Njësiti i hetimeve të Stacioni Policor në Prizren në vazhdën e hetimeve të një rasti të dhunë në familje ka arritur deri tek informacioni se i dyshuari i këtij rasti I.K. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar) është në posedim të armës ilegale.

Me të pranuar informacion ky njësit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative duke lokalizuar dhe konfiskuar armën e llojit Zoraki me një karikator dhe gjashtë fishekë të cilat do të përdorën si provë material për gjykatën.

LEXO EDHE:  Janar - Shtator, rritet numri i rasteve të dhunës në familje, bie ai i vrasjeve

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.