Viktima, një mashkull kosovar, punonte si sigurim fizik në objektin ku u gjet i pajetë. Policia, pas njoftimit për ngjarjen, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.
“Rr. Tranziti i Ri, Prizren 15.03.2025 – 00:10. Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.
Deri më tani, nuk ka detaje të tjera rreth rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha detajet që lidhen me këtë rast.