Prizren, arrestohet shoferi i kamionit pasi goditi motoçiklistin, i lënduari përfundon në QKUK
17.07.2025
Një aksident trafiku është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në qytetin e Prizrenit, ku një motoçiklist ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një kamion.
Ngjarja ka ndodhur më 16 korrik 2025, rreth orës 14:15. Sipas Policisë, dyshohet se shoferi i kamionit, për shkak të pakujdesisë gjatë ngasjes, ka goditur motoçiklistin.
Viktima ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “aksident trafiku me lëndime” dhe po vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse.