Policia në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Fidan Husmanit
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren – Njësia e Hetimit të Narkotikëve, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka njoftuar se është në kërkim të një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.
I dyshuari është identifikuar si Fidan Husmani, i lindur më 22 prill 1997 në Antwerp të Belgjikës, me vendbanim në komunën e Ferizajt. Ai dyshohet për veprën penale sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Të dhënat e personit të kërkuar:
- Emri, mbiemri: Fidan Husmani
- Emri i babait: Isak
- Vendi i lindjes: Antwerp – Belgjikë
- Datëlindja: 22.04.1997
- Komuna: Ferizaj
- Pesha: 90 kg
- Gjatësia: 170 cm
- Ngjyra e flokëve: Kafe
- Ngjyra e syve: Kafe
Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe mediat për bashkëpunim në mënyrë që të mundësohet lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij mund të kontaktojë Policinë përmes:
- Stacionit më të afërt policor
- Numrave kontaktues: 192 ose 038 550 999
- Numrit pa pagesë dhe anonim: 0800 19999
- Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
- E-mail: [email protected]
Policia garanton se të gjitha informacionet e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
