Përfshihet nga zjarri një disktotekë në Prizren
Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në Prizren në mëngjesin e sotëm, ku një diskotekë në rrugën “Transiti i ri” është përfshirë nga zjarri.
Foto: Ilustrim
Siç bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, lajmi për incidentin u raportua në orët e para të mëngjesit. “Sot në mëngjes me datë 30.12.2024, në ora 05:00 është raportuar se në rrugën “Transiti i ri” në Prizren e ka kapluar zjarri një diskotekë”, tha Bytyqi.
Për fat të mirë, edhe pse dëmet materiale janë të konsiderueshme, nuk raportohet për persona të lënduar gjatë këtij incidenti. “Dëmi material është shumë i madh por të lënduar nuk ka”, shtoi zëdhënësi i policisë.
Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet e tjera përreth. Pas shuarjes së plotë të zjarrit, do të kryhen hetime të mëtejshme nga ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.
Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri. Më shumë detaje pritet të bëhen publike në ditët në vijim.