LVV Prizren: Kryetari që shumë premtoj e asgjë nuk realizoj! Shaqir, ik!

para 28 dite

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka premtuar shumë projekte në fushatën paraelektorale dhe se të njëjtat nuk i ka realizuar gjatë mandatit qeverisës.

LVV Prizren: Kryetari që shumë premtoj e asgjë nuk realizoj! Shaqir, ik!

Përmes një reagimi në profilin e tyre, kjo degë vlerëson se kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, fushatën zgjedhore e nisi dhe e përfundoj me premtime të mëdha dhe pritshmëri të larta.

“Na premtoi transformimin e parkut të qytetit, një parking nëntokësor për 711 vetura, dhe rregullimin e shtratit të Lumbardhit – projekte që qytetarët i mirëpritën. Mirëpo, sa kohë ka kaluar dhe ku janë rezultatet?

Parku i qytetit vazhdon të mbetet i paprekur e në gjendje të mjerueshme, parkingu nëntokësor jo vetëm që nuk u realizua por u shndërrua në simbol të premtimeve boshe dhe projekteve të harruara. Rregullimi i shtratit të Lumbardhit nuk filloi asnjëherë e për më tepër nuk mirëmbahet e nuk e ka kujdesin e duhur.

LEXO EDHE:  Lëvizja VETËVENDOSJE! i shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatin për kryeministër

Qytetarët e Prizrenit meritojnë të shohin përmbushjen e këtyre premtimeve, e jo vetëm fjalë boshe dhe projekte të ngecura në letër. A është ky transformimi që na u paraqit e premtua nga Shaqir Totaj?

Prizreni është qytet historik dhe simbol i kulturës. Prizreni ka nevojë për një kryetar që punon, e jo që mashtron! Shaqir, ik! ” thuhet në kërkesën e qendrës së LVV-së në Prizren.

Etiketat