1.
Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët, nisin punimet emergjente
24.08.2026
Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, pas fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente në këtë aset kulturor.
Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, mbyllja do të zgjasë për një periudhë prej dy javësh, duke filluar nga sot. Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës.
Masa është ndërmarrë për të krijuar kushte të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve. Për çdo ndryshim eventual të afatit dhe për datën e rihapjes, publiku do të njoftohet me kohë.
