Një shtetas shqiptar, i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, është ekstraduar nga Shqipëria dhe është vënë në pranga.
Grabitja ndodhi në rrugën “Nazim Pulaj” në Prizren, në orën 10:50 të mëngjesit. Që nga ajo ditë, hetimet kanë vazhduar dhe kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, i cili u largua drejt Shqipërisë.
Më 11 shtator 2025, pas një bashkëpunimi mes autoriteteve të dy vendeve, i dyshuari u ekstradua në Kosovë. Ai u shoqërua në stacionin policor, ku u intervistua në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, duke pritur masat e tjera ligjore.