Goditet nga vetura një grua në Prizren, në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

para 5 dite

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një grua është goditur nga një veturë.

Goditet nga vetura një grua në Prizren, në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Sipas informacioneve të konfirmuara nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30, kur këmbësorja M.M., e lindur më 1971, po kalonte rrugën jashtë vendkalimit të përcaktuar për këmbësorë. Automjeti, i drejtuar nga A.B., i lindur më 1987, e ka goditur gruan, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Fillimisht, viktima është transportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por për shkak të gjendjes së saj kritike është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

LEXO EDHE:  Arrestohet një i dyshuar në Prizren me 26.67 gram kokainë dhe marihuanë

“Pas aksidentit, viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore,” deklaroi Gashi.

Ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit po vazhdojnë.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, si dhe të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit të rrugës, për të shmangur aksidente të ngjashme.

Etiketat