Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve është punëdhënës ndërsa tjetri punëkryes, dhe janë parë duke zhvilluar punime në një pronë që nuk është në pronësi të tyre.
Autoritetet bëjnë të ditur se të dyshuarit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike, ndërsa me vendim të prokurorit është iniciuar rast penal ndaj tyre.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar edhe mjetet e punës që po përdornin – një eskavator dhe një kamion.
“Fsh. Dedaj, Prizren 12.09.2025 – 17:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri punëdhënës e tjetri punëkryes, janë takuar duke zhvilluar punime në pronën që nuk është e tyre dhe të njëjtit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mjetet e punës: një eskavator dhe një kamion janë sekuestruar. Rasti procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.