Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku njësitet policore kanë kryer kontrollin ndaj të dyshuarve.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar:

  • 51.57 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë
  • Një peshore digjitale
  • 180 qese plastike të zbrazëta, të cilat dyshohet se përdorej për paketimin e narkotikëve
  • Para të gatshme
  • Dy telefona celularë

Po ashtu, është sekuestruar një veturë me targa vendore, e cila dyshohet se përdorej për transportimin e substancës narkotike.

Të dyshuarit, pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.