Pamjet e publikuara në mediat lokale tregojnë për një përplasje të shumfishtë, duke ngritur shqetësime për numrin e të lënduarve.

Ende nuk ka informacione të qarta për shkakun e aksidentit apo nëse ka viktima. Policia dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Ky aksident vjen vetëm pak orë pas një tjetër tragjedie të shënuar në vend, ku një mjek nga Suhareka humbi jetën në një përplasje mes një veture dhe një autobusi në Carralevë.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sidomos në këto ditë me reshje dhe kushte të vështira atmosferike.