Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në rrugën Prishtinë-Pejë.
“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Elezaj.
Policia dhe autoritetet përkatëse po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit tragjik.