Aksident tragjik në Dragash: Vdes 40-vjeçari pas përmbysjes së një traktori në zonë malore

18.07.2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit, ku një burrë 40-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me traktor.

Aksident tragjik në Dragash: Vdes 40-vjeçari pas përmbysjes së një traktori në zonë malore Foto: Ilustrim

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se viktima, me inicialet D.A., ishte duke punuar në një zonë malore të fshatit Bresanë në momentin kur ndodhi incidenti.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë se një person mashkull është sjellë nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra,” tha Bytyqi.

Sipas informacioneve fillestare, viktima ishte duke e drejtuar një traktor në zonën malore kur ndodhi aksidenti, ndërsa rrethanat e sakta mbeten ende të paqarta.

Policia ka reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe duke siguruar zonën. Njësitet hetimore janë përfshirë në rast, ndërsa në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në zhvillim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More