01.09.2019, 10:04

[VIDEO] Tre arinjë zbarkojnë në Gjinoc!

Pak javë pasi që një video e disa biçiklistëve nga Suhareka ishte bërë virale në internet, ku ata kishin hasur në disa arinjë, duket se po të njëjtit janë shfaqur prapë.

Mbrëmë në fshatin Gjinoc një qytetar ka arritur që të xhirojë poashtu tre arinjë të cilët sipas videos së dërguar shihen duke vrapuar në njërën prej rrugëve të fshatit.

Muajt e kaluar gjerë e gjatë ishte temë diskutimi fati i një ariu që bënte dëme tek qytetarët e Prizrenit.

Në bazë të pamjeve të siguruara nga redaksia shihet se video është bërë në rrugën që gjendet varrezat e fshatit Gjinoc konrektisht tek rruga që shpie tek “Shtëpia e të Moshuarëve”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.