01.06.2019, 16:37

[VIDEO] Banorë të fshatit Peqan pastrojnë rrugët në mënyrë vullnetare

Qytetarë dhe biznese të fshatit Peqan janë organizuar gjatë ditës së sotme në mënyrë vullnetare për pastrimin e rrugëve të fshatit Peqan.

Në ndihmë të qytetarëve ka dal edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i shërbimeve publike, Enver Shabani.

Muharremaj ka falënderuar qytetarët për angazhimin e tyre për ruajtjen e ambientit dhe njëkohësisht ka qenë i parezervë për ndihmën e tij në aksione të tilla.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.