Ka përfunduar derbi i Superligës në Suharekë, ku u ballafaquan dy skuadrat FC Ballkani ndaj SC Gjilanit, të dyja skuadrat kishin pikët e njëjta në tabelën e Superligës, por tashmë gjithçka ka ndryshuar.
Sot klubi nga Suhareka e ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme kundër Gjilanit, e cila kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 16-të.
‘Luanët’ e Ismet Munishit u treguan mjaft të vëmendshëm në 90 minutat e lojës, qysh në minutën e ’15-të, ylli i Ballkanit, Blend Baftiu shënoi një super-gol, ku e dërgoi në epërsi skuadrën.
Po ashtu pas disa momentesh, rreth minutës së ’22, u thellua epërsia në Suharekë, ku Jetmir Topalli e shënoi golin e dytë.
Po ashtu ky derbi e vendosi edhe liderin e Superligës për këtë xhiro.
Ndërsa Gjilani arriti të kthehet në lojë përmes një goli të shënuar pesë minuta para fundit të pjesës së parë të ndeshjes në Suharekë, përmes Gerhard Progni, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë këtë sezon.
Sot në Suharekë pjesa e dytë e derbit nuk solli gola, por solli dramë, Ballkani në krye me Ismet Munishin tentuan të gjejnë edhe një gol tjetër, ku një shans e kishte Baftiu ta gjej golin e tij të dytë në minutën e ’54, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Ndërsa Munishi në minutën e 85-të u ndëshkua me karton të kuq dhe do ta lërë skuadrën në “baltë” për disa ndeshje tjera.
Tani pas fitores, klubi nga Suhareka, FC Ballkani i siguroi tri pikët të cilat patën vlerë të madhe, pasi që me këto pikë skuadra e Munishit e merr kreun e Superligës me 34 pikë të fituara nga 16 ndeshjet e para, ku tani ka dhjetë fitore, katër barazime dhe dy humbje.
