Rrethi i tretë i Ligës së Konferencës, Ballkani përballet me Lincoln Red Imps

24.07.2023

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës. Skuadrat kosovare si Ballkani, Drita dhe Dukagjini janë aktualisht në rrethin e dytë me shpresë se do të kalojnë tutje. Ballkani përballet me Larnen dhe i ka buzëqeshur fati, ku në rast se kalon skuadrën irlandeze […]

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadrat kosovare si Ballkani, Drita dhe Dukagjini janë aktualisht në rrethin e dytë me shpresë se do të kalojnë tutje.

Ballkani përballet me Larnen dhe i ka buzëqeshur fati, ku në rast se kalon skuadrën irlandeze do të përballet me ekipin modest nga Gjibraltari Lincoln Red Imps.

Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 10 gusht, kurse të dytat ose të kthimit më 17 gusht.

Shorti:

Ballkani do të takohet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Drita do të takohet me fituesin nga ndeshja Gzira United FC (Malta) – F91 Diddeleng (Luksemburg).

Dukagjini do të takohet me fituesin nga ndeshja B36 Torshvan (Ishujt Faroe) – Haverford County AFC (Uells).