Përfundon ndeshja, FC Ballkani e mposht Prishtinën në Suharekë
Ka përfunduar ndeshja FC Ballkani – FC Prishtina në kuadër të Superligës së Kosovës, e cila kjo ndeshje u zhvillua në Suharekë. FC Ballkani ka shënuar fitore ndaj FC Prishtinës në Suharekë me rezultat përfundimat 1-0. “Luanët” e Ismet Munishit treguan edhe një herë se janë të gatshëm që të japin gjithçka në fushë vetëm […]
Ka përfunduar ndeshja FC Ballkani – FC Prishtina në kuadër të Superligës së Kosovës, e cila kjo ndeshje u zhvillua në Suharekë.
FC Ballkani ka shënuar fitore ndaj FC Prishtinës në Suharekë me rezultat përfundimat 1-0.
“Luanët” e Ismet Munishit treguan edhe një herë se janë të gatshëm që të japin gjithçka në fushë vetëm për fitore.
Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani në gjysmën e dytë të ndeshje kishte arritur që të kalojë në epërsi ndaj Prishtinës me rezultat 1-0.
Pas 57 minutave lojë ylli i Ballkanit, Blend Baftiu ka arritur që të shënojë golin e parë të kësaj ndeshje.
Ndërsa në minutën e 67′ ishte mundësi ideale për Ballkanin që të shënojë golin e dytë si vendas, por Kuc nuk arriti që të shtyjë topin në rrjetë.
Kujtojmë se tani pas fitores FC Ballkani renditet në vendin e parë në tabelën e Superligës në Kosovë.