FC Ferizaji u befasua në qytetin e tyre nga Ballkani me rezultat 1:2. Mysafirët, që shënuan fitore në ndeshjen e kaluar, tani e kanë filluar furishëm edhe takimin e radhës duke shënuar me Blend Baftiun.

Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive, Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë FC Ferizajit, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 1-2, në kuadër të javës së 8-t të Superligës së Kosovës.

Ballkani ka shënuar dy gola të shpejtë dhe tani ka përfunduar gjithçka në Ferizaj. Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani për gjysmë ore lojë ka arritur që të kalojë në epërsi ndaj Ferizajit me rezultat 2:0.

Në minutën e 12 ylli i Ballkanit, Blend Baftiu ka arritur që të shënojë golin e parë të kësaj ndeshje. Ndërsa në minutën 35, Artur Megani arriti që të shënojë golin e dytë për Ballkanin.

Ndërsa nëse shikojmë tabelën e Superligës së Kosovës bëhet e ditur se Llapi tashmë është lider i renditjes me pikë të njëjta me Ballkanin, ku skuadra nga Suhareka ndodhet në vendin e dytë.