Përballja me FC Larne – Ballkani arrinë në Irlandën Veriore, të enjten zhvillohet ndeshja

01.08.2023

FC Ballkani ka njoftuar se kanë arritur në Irlandën Veriore. Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku të enjtën zhvillohet dueli i dytë ndaj FC Larne, raporton SuharekaOnline. Sot ( e martë) dhe të mërkurën ekipi suharekas do të zhvillojë dy stërvitje që futbollistët të adaptohen me klimën […]

Përballja me FC Larne – Ballkani arrinë në Irlandën Veriore, të enjten zhvillohet ndeshja Foto: Ilustrim

FC Ballkani ka njoftuar se kanë arritur në Irlandën Veriore.

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku të enjtën zhvillohet dueli i dytë ndaj FC Larne, raporton SuharekaOnline.

Sot ( e martë) dhe të mërkurën ekipi suharekas do të zhvillojë dy stërvitje që futbollistët të adaptohen me klimën dhe terenin ku do të luhet ndeshja e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Konferencës Evropiane.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Të dashur tifozë,

Skuadra ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku të enjtën e luajmë duelin e dytë ndaj Fc Larne.

Paraprakisht, sot dhe nesër, do të zhvillojmë dy stërvitje, që futbollistët të adaptohen me klimën dhe terenin, ku do të luhet akti i dytë i përballjes së vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Konferencës Evropiane.

Na priftë e mbara