Paralajmëron presidenti i Ballkanit : Epoka e jonë sapo ka filluar!
Presidenti i klubit të futbollit Ballkani, Arsim Kabashi, ka bërë një deklaratë të fuqishme, duke paralajmëruar kundërshtarët e tij në Superligën e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kabashi ka theksuar se epoka e dominimit të Ballkanit sapo ka filluar dhe se ekipi i tij do të kërkojë të fitojë titullin e kampionit për herë të katërt radhazi.
“Epoka e Ballkanit vetëm sa ka filluar. Recepten e kampionit nuk e dinë të gjithë, ne ishim dhe do të jemi”, ka shkruar Kabashi. Ai ka shtuar se shihemi në festën e katërt të kampionit dhe ka uruar për festa.
Këto deklarata vijnë pas një sezoni të suksesshëm për Ballkanin, i cili ka dominuar futbollin kosovar në vitet e fundit. Me këto deklarata, Kabashi po dërgon një mesazh të qartë për konkurrentët e tij: Ballkani nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe do të luftojë me dhëmbë e thonj për të mbrojtur titullin e kampionit.