Nënkampioni i Sllovakisë ofron 500 mijë euro për Albion Rrahmanin

08.07.2023

Albion Rrahamani vitet e fundit ka dëshmuar se është një prej sulmuesve më të mirë në Supreligën e Kosovës. Futbollisti i Ballkanit sezonin e fundit ishte golashënuesi më i mirë, më 20 gola të shënuar, duke fituar edhe titullin e Kampionit, shkruan IndeksOnline. Gazetari kosovar, Lorik Gashi, ka njoftuar se skuadra e Ballkanit ka marrë një […]

Nënkampioni i Sllovakisë ofron 500 mijë euro për Albion Rrahmanin Foto: Ilustrim

Albion Rrahamani vitet e fundit ka dëshmuar se është një prej sulmuesve më të mirë në Supreligën e Kosovës.

Futbollisti i Ballkanit sezonin e fundit ishte golashënuesi më i mirë, më 20 gola të shënuar, duke fituar edhe titullin e Kampionit, shkruan IndeksOnline.

Gazetari kosovar, Lorik Gashi, ka njoftuar se skuadra e Ballkanit ka marrë një ofertë prej 500 mijë eurove për Albion Rrahmanin.

Është nënkampioni i Sllovakisë, FC DAC 1904 që ka shfaqur interesim për 22-vjeçarin.

Gjithashtu mësohet se kjo nuk është oferta e vetme për Rrahmanin, pasi për të ka interesime edhe nga disa skuadra tjera.