Ndryshime në ekip: FC Ballkani huazon Elmando Gjinin dhe përmbyll bashkëpunimin me Egzon Sinanin

para 9 dite

Klubi futbollistik Ballkani nga Suhareka ka njoftuar për disa zhvillime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Ndryshime në ekip: FC Ballkani huazon Elmando Gjinin dhe përmbyll bashkëpunimin me Egzon Sinanin

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, FC Ballkani bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me KF Vllaznia nga Shkodra për huazimin e futbollistit Elmando Gjini. Ai do të jetë pjesë e klubit shkodran gjatë sezonit 2025/26 në formë huazimi njëvjeçar.

“Të dashur tifozë, ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me klubin KF Vllaznia për huazimin e futbollistit tonë Elmando Gjini. Lojtari do të luajë në formë huazimi për një periudhë njëvjeçare tek klubi shkodran, gjatë sezonit 2025/26. I urojmë Elmando Gjinit shumë suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në karrierën e tij gjatë kësaj aventure!” – thuhet në njoftimin e klubit.

Po ashtu, FC Ballkani ka bërë të ditur edhe një largim tjetër nga skuadra. Me marrëveshje të dyanshme, klubi ka vendosur të përmbyllë bashkëpunimin me futbollistin Egzon Sinani.

“E falënderojmë Egzonin për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë, dhe i urojmë suksese të mëtejme në karrierën e tij profesionale!”, thuhet më tej në njoftim.

FC Ballkani vazhdon të bëjë lëvizje strategjike në prag të sezonit të ri, duke synuar të përforcojë skuadrën dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e lojtarëve të saj.

Etiketat

Ofertat e fundit