Njëri ndër trajnerët më të sukesshëm kosovar, Ismet Munishi i cili tani është trajneri i klubit nga Suhareka, FC Ballkanin, i ftuar në “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ka komentuar yllin e Werder Bremenit, Milot Rashicën.

Munishi duke komentuar yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Rashicën, ai tha se mund të transferohet në Borussia Dortmund.

Trajneri i Ballkanit thotë se nga disa informacione që i ka marrë së fundmi, Rashica mund të transferohet në Dortmund si zëvëndësues i Jadon Sanchos.

“Milot Rashica nga disa informacione të fundit, mendoj se do të transferohet në Borussia Dortmund. Ai shihet si zevendësues i Sanchos, i cili pritet të shitet. Miloti do të përshtatej shumë në Dortmund pasi që tashmë e njeh ligën. Është një ambient fantastik në Dortmund dhe mendoj se do të shkëlqente”, ka thënë Ismet Munishi për emisionin “Dueli Sportiv”.

Ndryshe Munishi ka eksperiencë edhe me Rashicën i cili i tha hapësirë që në moshën 16 vjeçare te Vushtrria. Madje këta të dy e kishin fituar edhe titullin kampion në Kosovë në vitin 2013.