Ledjon Muçaj ishte transferuar te Ballkani edicionin e fundit.

Mesfushori nga Shqipëria dje është konfirmuar nga skuadra e Ballkanit se nuk bënë pjesë më në skuadren e tyre, raporton GazetaOlle.com.

Ndërsa sot vetë futbollisti në rrjetet sociale ka shkruar se nuk do jetë pjesë e Ballkanit, pasi që karrieren do ta vazhdoj jashtë Kosovës.

Njoftimi nga Ledjon Muçaj:
“Me kete lajmerim dua tju njoftoj se nga sot nuk jam me futbollist i FC BALLKANIT!Un personalisht i kam kerkuar presidentit te me lejonte te vazhdoja karrieren jashte dhe i jam shum falenderues per mirekuptimin”.

“Dua te falenderoj shoket e ekipit pasi ma ben me te thjesht pershtatjen.Dua te falenderoj trajnerin Sami Sermaxhaj per besimin e dhen dhe stafin e FC Ballkanit!!!Per mua ishte nje eksperienc e bukur dhe me vjen mire qe ekipi mbeti ne lige dhe bera vertet miq te mir!Suksese ne vazhdim FC Ballkanit! Perzemersisht L.M”.