Korenica e Trashi tundin rrjetën e Lincoln, shënojnë dy super gola

10.08.2023

Ballkani nuk ka arritur të shënojë ndaj Lincoln Red Imps në pjesën e parë të ndeshjes të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ka arritur të prodhojë lojë dhe raste, por nuk ia arriti të shënojë. Por me të nisur pjesa e dytë, Ballkani arriti të shënojë dy herë. […]

Korenica e Trashi tundin rrjetën e Lincoln, shënojnë dy super gola Foto: Ilustrim

Ballkani nuk ka arritur të shënojë ndaj Lincoln Red Imps në pjesën e parë të ndeshjes të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës ka arritur të prodhojë lojë dhe raste, por nuk ia arriti të shënojë.

Por me të nisur pjesa e dytë, Ballkani arriti të shënojë dy herë.

Fillimisht pas një aksioni të bukur, Meriton Korenica doli përballë portierit, bëri një lëvizje të bukur dhe shënoi për 1-0 në minutën e 59-të.

Pas tre minutash ishte radha e Lorenc Trashit të shënonte një super gol nga jashtë zone për 2-0.

Ballkani po kërkon edhe golin e tretë, pasi duhet të marr fitore sa më të thellë. /Telegrafi/