Kapiteni i FC Ballkanit: Prishtina nuk është ekip që nuk mposhtet

28.02.2020

Të shtunën (nesër) do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të FC Prishtina ndaj FC Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku sot FC Ballkani do të vendoset në Hotelin Emerald dhe do të ketë konferencë për media. Kjo ndeshje për FC Ballkanin vlerësohet […]

Kapiteni i FC Ballkanit: Prishtina nuk është ekip që nuk mposhtet Foto: Kapiteni i FC Ballkanit, Visar Berisha

Të shtunën (nesër) do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të FC Prishtina ndaj FC Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku sot FC Ballkani do të vendoset në Hotelin Emerald dhe do të ketë konferencë për media.

Kjo ndeshje për FC Ballkanin vlerësohet si më e rëndësishmja për kampionatin.

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha pret një paraqitje të mirë nga skuadra e tij ndaj Prishtinës.

“Duke e parë këtë ndeshje, e cila është cilësuar si ndeshja më e forta për momentin e këtij kampionati, skuadra jonë është duke kaluar në një ecuri të suskesit. Presim në këtë takim që të kemi një paraqitje sa më të mirë, me seriozitet maksimal. E dimë kualitetin e Prishtinës, por nuk do të thotë që Prishtina nuk është një ekip që nuk mposhtet”, ka thënë Berisha për “Zëri.info”.