Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi javën e kaluar gjatë ndeshjes ndaj Gjilanit e cila u zhvillua në Suharekë u dënua me karton të kuq për shkak të ofendimeve dhe provokimeve ndaj lojtarit kundërshtar, po ashtu atij i kushtoi edhe gjesti gjatë rrugës për të lëshuar stadiumin.
Sipas Komisionit Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ismet Munishi është dënuar me katër ndeshje. Ai u përjashtua në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Gjilanit.
Njoftimi i Komisionit Disiplinor i FFK-së: “Ismet Munishi; krytrajner në klubin e futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XVII-të të ipko-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë; raportet zyrtare ( ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”.
Ndërsa pas këtij vendimi nga KD-ja, ka reaguar Munishi në rrjetin social Facebook.
Trajneri i FC Ballkanit ka publikuar një link të zhiletave “Gillette”.
Ai nuk ka shkruar asnjë fjalë të vetme, por vetëm këtë link, duke e bërë këtë reagim mjaft misterioz.
