Sot është hedhur shorti për rrethin e dytë në Digitalb Kupën e Kosovës, ku ky short është hedhur në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, po në të njëjtin short mori pjesë edhe klubi nga Suhareka, FC Ballkani.

Pasi është hedhur shorti për rrethin e dytë në Kupën e Kosovës, është vlerësuar si ndeshja më interesante FC Ballkani ndaj Dritës, ku kjo ndeshje do të zhvillohet në Suharekë.

Ndeshja do të zhvillohet në Suharekë, FC Ballkani ndaj Dritës të mërkurën (27.11.2019), në stadiumin e qytetit duke filluar prej orës 12:30.

Po ashtu derbi do të ketë edhe në Drenas, ku kampioni në fuqi KF Feronikeli do të përballet me Llapin.

Takimet e rrethit të dytë në Digitalb Kupën e Kosovës do të luhen më 24 nëntor me fillim nga ora 12:30.

Të gjitha përballjet e rrethit të dytë:

2 Korriku – Istogu
Dukagjini – Besa
Vëllaznimi – Ferizaj
Arbëria – Onix
Vitia – Ramiz Sadiku
Ulpiana – Liria
Malisheva – Gjilani
Feronikeli – Llapi
Dardana – Vllaznia
Ballkani – Drita
Dardanët – Trepça ‘89
Flamurtari – Vushtrria
Minatori – Prishtina
Drenica – Fushë Kosova
Trepça – Drenasi
A&N – KEK-u